
Bislimi niset drejt Strasburgut për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit për vizat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ai është nisur për eremoninë e nënshkrimit për vizat, përcjell “Kosova Sot Online”.
Bislimi ka shtuar se qytetarët nga 1 janari 2024 do të mund të udhëtojnë lirshëm.
”Procesi i liberalizimit të vizave më në fund ka përfunduar. Qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari 2024. Sot shënojmë një hap të rëndësishëm pranë familjes evropiane”, ka shkruar ai në Twitter, të martën.
Bislimi do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
(Kosova Sot Online)