Zyra e BE-së në Kosovë pas miratimit të liberalizimit të vizave nga PE: Lajm i mirë për Kosovën dhe BE-në

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 15:08
Zyra e BE-së në Kosovë pas miratimit të liberalizimit të vizave nga PE: Lajm i mirë për Kosovën dhe BE-në

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka përshëndetur miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku është thënë se është një lajm i mirë si për Kosovën, ashtu edhe për BE-në, përcjell “Kosova Sot Online”.

”Lajm i mirë për Kosovën dhe BE-në. Urime të gjithëve”, thuhet në deklaratën e shkurtër në Tëitter, të martën.

Kurse, Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi nesër do të udhëtojë për në Strasburg, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

(Kosova Sot Online)