
Von Cramon: BE s’ka shumë merita për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Procesi i liberalizimit të vizave ka përfunduar dhe se tani asgjë nuk mund ta zvarrisë më këtë proces, ka theksuar eurodeputetja Viola von Cramon, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo ka folur pas votimit të sotshëm në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, që do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2024.
Duke folur për televizionin, von Cramon ka thënë se rezultati i arritur sot është arritje e qeverive të ndryshme, megjithatë ajo ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka shumë merita.
Kuptohet që Bashkimi Evropian nuk ka aq shumë merita. Me shumë mundësi arritja erdhi nga Qeveri të ndryshme, nga akterë të ndryshëm politik të cilët punuan dhe u siguruan që të gjitha kriteret të përmbushen”, ka deklaruar von Cramon.
(Kosova Sot Online)