Musliu – VV’së: Kallxoni nëse doni të kapni institucionet

  • A.P /
  • 14 April 2026 - 14:00
Musliu – VV’së: Kallxoni nëse doni të kapni institucionet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së.

“Nuk e vazhdoj më këtë mbledhje, nuk jam e interesuar të bëhem pjesë e maskaradave. Nëse doni me i kapë krejt institucionet kallxoni”, është shprehur Musliu.

Në këtë komision, u mor vendimi që intervistat të zhvillohen të mërkurën dhe të premten, me fillim të orës 09:00.

(Kosova Sot Online)