Latifi: Ai që e nëpërkëmb flamurin shqiptar është i njëjtë me serbin

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 22:00
Latifi: Ai që e nëpërkëmb flamurin shqiptar është i njëjtë me serbin

Ai që e nëpërkëmb flamurin shqiptar, është i njëjtë me serbin që  e djeg atë në Beograd, ka theksuar profesori universitar, Blerim Latifi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Latifi tha se vetëm për mbajtjen e flamurit shqiptar, shqiptarët në Kosovë janë masakruar.

“Unë mendoj se nëse dikush del e nëpërkëmb flamurin shqiptar, është sikur ai çetniku që e djeg në Beograd. A e di pse. Sepse në emër të atij flamuri janë vrarë 100 mijë vetë në këtë vend nga Serbia. Për shkak të atij simboli. E ti me thënë sot se është leckë. Je i barabartë me atë çetnikun e Beogradit”, tha ai.

(Kosova Sot Online)