Gjilan: Një femër raporton se shoferi i “taxit” e çoi në një vend të panjohur dhe e ngacmoi seksualisht

  • E.K /
  • 19 April 2023 - 09:30
Gjilan: Një femër raporton se shoferi i “taxit” e çoi në një vend të panjohur dhe e ngacmoi seksualisht

Një rast i dhunimit ka ndodhur në Gjilan, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një femër ka raportuar se kur kishte hipur në një “taxi” për t’u kthyer në shtëpi, shoferi e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe e kishte ngacmuar seksualisht.

I dyshuari është arrestuar e më pas është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM, Gjilan 18.04.2023-05:15.Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)