Prishtinë: Shkoi ta merrte me qera shtëpinë e tij, një femër raporton se u sulmua seksualisht pa dëshirën e saj

  • E.K /
  • 19 April 2023 - 09:38
Prishtinë: Shkoi ta merrte me qera shtëpinë e tij, një femër raporton se u sulmua seksualisht pa dëshirën e saj

Një femër në Prishtinë ka raportuar se derisa ka shkuar të shtëpia e një personi, të cilën do ta merrte me qera, është sulmuar seksualisht pa dëshirën e saj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Në raportin policor thuhet se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM, Prishtinë 18.04.2023-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar (të cilën do ta merte me qera) është sulmuar seksualisht pa dëshirën e saj. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)