Pejë: Një person ia thyen dorën policit, shkak shqiptimi i një gjobe

  • E.K /
  • 19 April 2023 - 10:30
 Pejë: Një person ia thyen dorën policit, shkak shqiptimi i një gjobe

Si pasojë e shqiptimit të një gjobe, një person ka sulmuar dy zyrtarë policorë në Pejë, me ç’rast njërit ia ka thyer dorën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar me ç’ rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, ku raportohet se të njëjtit i është thyer dora.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)