Amfiteatri i Gërmisë po bëhet gati për sezonin e verës

  • S.A /
  • 19 April 2023 - 12:21
Amfiteatri i Gërmisë po bëhet gati për sezonin e verës

Në amfiteatrin e Gërmisë kanë filluar punimet për një pamje të re, ku pritet që të jetë i gatshëm për hapjen e sezonit veror, transmeton "Kosova Sot Online".

Këtë e ka bërë të ditur, Granit Rugova, drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës. Ai ka treguar se po punohet pa pushim që ky amfiteatër të jetë i hapur gjatë verës.

“Po punohet shumë dhe pa pushim që amfiteatri i Gërmisë të jetë gati për hapjen e sezonit veror. Përveç që do të marrë një pamje të re, ky amfiteatër do të jetë i gatshëm për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve sportive dhe kulturore”, ka shkruar Rugova në një postim.Tutje, ai është shprehur se janë të përkushtuar që Prishtinës t’i dhurojnë sa më shumë hapësira sportive dhe rekreative në shërbim të qytetarëve dhe rinisë.

(Kosova Sot Online )