Policia dhe FSK-ja nisin kërkimin për 76-vjeçarin e zhdukur te liqeni i Badovcit

  • S.A /
  • 19 April 2023 - 12:28
Policia dhe FSK-ja nisin kërkimin për 76-vjeçarin e zhdukur te liqeni i Badovcit

G.G, 76-vjeçar nga Komuna e Lipjanit është raportuar i zhdukur që nga dita e dielë, transmeton "Kosova Sot Online".

Në anën tjetër, Policia e Kosovës në bashkëpunim me FSK-në kanë filluar sot kërkimet për 76-vjeçarin tek Liqeni i Badocit, lokacioni ku i moshuari është parë për herë të fundit.

Kështu të paktën kanë bërë të ditur njësitet e policisë për ekipin e lajmi.net, i cili është në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, 76-vjeçari për herë të fundit është parë duke zbritur nga një autobus, në afërsi të liqenit të Badocit. Për çdo informacion rreth tij, qytetarët mund të lajmërojnë policinë në numrin 192, ose ekipin vullnetar të kërkim-shpëtimit në numrin: 048 950 099.

(Kosova Sot Online )