Vuçiq: Nuk ka lojëra për Asociacionin, Serbia e ka mbajtur fjalën dhe do të përmbushë pjesën e saj të punës

  • E.K /
  • 19 April 2023 - 13:13
Vuçiq: Nuk ka lojëra për Asociacionin, Serbia e ka mbajtur fjalën dhe do të përmbushë pjesën e saj të punës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ka lojë për Asociacionin dhe se Serbia do ta mbajë fjalën dhe do të përmbushë pjesën e saj të punës kur Prishtina ta përmbushë obligimin e saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ju e themeloni Asociacionin me kompetenca thelbësore dhe kur ta bëni këtë, Serbia gjithmonë e ka mbajtur fjalën dhe do të përmbushë pjesën e saj të punës. Asnjë lojë. Vetëm kur ta përmbushni ju, ne do ta përmbushim tonën”, tha Vuçiq.

“Është një detyrim që nuk është nënshkruar as në shkurt e as në mars, por që ekziston që nga 19 prilli 2013”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online)