Metsola: Ne dhamë dritën jeshile për liberalizimin e vizave

  • A.P /
  • 19 April 2023 - 17:21
Metsola: Ne dhamë dritën jeshile për liberalizimin e vizave

Ky është një moment krenarie që më në fund iu dha drita e gjelbër kosovarëve për të udhëtuar lirshëm në BE, ka deklaruar kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, pas nënshkrimit të dokumentit për liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“E nënshkruar, e vulosur, e dorëzuar. Moment krenarie për Parlamentin Europian pasi sot dhamë dritën jeshile përfundimtare për liberalizimin e vizave me Kosovën. Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për popullin e Kosovës – të udhëtojë, të bëjë biznes, të thellojë lidhjen me europianët”, ka shkuar Metsola, duke publikuar disa fotografi nga ceremonia e nënshkrimit.

Sot në Strasburg është nënshkruar zyrtarisht ligji për liberalizimin e vizave të Kosovës. Në këtë ceremoni ishte edhe ministrja suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së, Jessika Roswall. Po ashtu, të ftuar ishin edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten.


(Kosova Sot Online)