
Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobë 300 euro shoferit

Se ka gjobitur një shofer me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të mjetit, ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Bëhet e ditur se njësia për kontroll të autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 181 km/h.
(Kosova Sot Online)