Kurti kapet me deputeten Hykmete Bajramit: Blerim Isufaj e di që me mua s’bëhet pazar, prandaj s’ka ardhur të unë

  • S.A /
  • 20 April 2023 - 12:30
Kurti kapet me deputeten  Hykmete Bajramit: Blerim Isufaj e di që me mua s’bëhet pazar, prandaj s’ka ardhur të unë

Kryeministri Albin Kurti është përplasur më deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, për çështjen e arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, transmeton "Kosova Sot Online".

“E falënderoj shumë deputeten Hykmete Bajrami që tregoi se qysh janë kanë bërë këta dikur. Pra, ajo tha se po të dëshironte Blerim Isufaj të bëhej kryeprokuror me çdo kusht, kishte ardhur me dosjen e Nagip Krasniqit te unë si kryeministër që të bëjmë pazar. Ama ai e di që unë s’bëj pazar, ai ka ardhur te ju ashtu. Prandaj, ju e dini qysh bëhet kjo punë për t’u bërë dikush kryeprokuror. Te unë s’ka ardhur se e ka ditë që s’ka për çka vjen”.

Kurti tha se reagoi për këtë rast në Kuvend meqë “iu bë gjyqi në Parlament”. “Kur erdha në seancë të Kuvendit këtu kish nisur seanca gjyqësore për Nagip Krasniqin. Pra, unë po intervenoj në intervenim. Kur hyra në këtë seancë mendova se jam në sallë gjyqi, e jo në seancë pleanre. Këtu kish filluar gjyqi ndaj Nagipit. Mua më thanë që t’ia tregoj vendin Nagip Krasniqit, po qysh me ia tregu vendin njeriut që është në burg. Ai është në burg dhe njeriut në burg i bëhet në Parlament gjyqi. Prandaj unë ndërhyra. Unë nuk ndërhyra po të flitej për KEK-un, por këtu iu bë gjyqi personit në Kuvend në kuadër të njëfarë gëzimi opozitar që dje është arrestuar një person”.

(Kosova Sot Online )