Shtërpcë: Një burrë vdes derisa po hante bukë në një lokal

  • E.K /
  • 21 April 2023 - 09:26
Shtërpcë: Një burrë vdes derisa po hante bukë në një lokal

Një burrë në Shtërpcë, ka vdekur dje derisa po hante ushqim në një lokal, shkruan “Kosova Sot Online”.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor teksa me vendim të prokurori trupi i pa jetë është dërguar për obduksion

“Shtërpce 20.04.2023 – 11:25. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ishte në një lokal duke u ushqyer, për një moment ka humbur ndjenjat. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)