Rakiqi u bënë thirrje serbëve që të bojkotojnë zgjedhjet

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 11:35
Rakiqi u bënë thirrje serbëve që të bojkotojnë zgjedhjet

Thirrje serbëve që të bojkotojnë zgjedhjet që janë duke u mbajtur në katër komunat veriore të Kosovës, u ka bërë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Për shkak të çdo serbi të arrestuar padrejtësisht; për çdo gënjeshtër të thënë nga Kurti; për çdo plumb të gjuajtur ndaj fëmijëve serbë; për shkak të represionit të përditshëm që pëson populli serb; për shkak të keqtrajtimit të vazhdueshëm të serbëve nga njësitë speciale në veri; për shkak të frikës në mesin e serbëve që mbjellin politikat e Kurtit, për çdo vend të shenjtë të përdhosur serb dhe çdo monument të shkatërruar, për shkak të moszbatimit të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara!! Bojkotimin e zgjedhjeve jolegjitime dhe ilegale”, ka shkruar Rakiq .

(Kosova Sot Online)