Bërnabiq reagon për zgjedhjet në Veri: Mbane mend këtë ditë

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 13:23
Bërnabiq reagon për zgjedhjet në Veri: Mbane mend këtë ditë

Zgjedhjet që po mbahen në katër komunat veriore në Kosovë, i ka komentuar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo është shprehur shumë e pakënaqur me mbajtjen e zgjedhjeve, duke sulmuar fuqitë botërore që përkrahën mbajtjen e tyre.

“Mbane mend këtë ditë. Kjo është dita kur geto e fundit evropiane legalizohet dhe legjitimohet. Këto janë fotot që me të vërtetë përshkruajnë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike” në Kosovë dhe Metohi të mbështetura nga BE-ja dhe Kuinti. ¼”, shkroi ajo.

Tutje, ajo ka hedhur kritika për mbikëqyrjen e procesit nga policia.

“Zgjedhjet – të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe mjete të blinduara! Kjo është Evropa, në shekullin e 21-të. 2/4”, ka shkruar ajo tutje.

Kryeministrja serbe në postimin e saj ka etiketuar Ambasadën Amerikane, Bashkimin Europian e OSBE-në, duke u shprehur e mllefosur për mbështetjen që i dhanë Republikës së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve.

(Kosova Sot Online)