Pse në disa vendvotime në veri askush s'ka votuar?

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 15:14
Pse në disa vendvotime në veri askush s'ka votuar?

Për të zgjedhur kryetarët e rinj, qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, do t’u drejtohen kutive të votimit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Tashmë janë hapur edhe qendrat e votimit në këto komuna. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues.

Deri në orën 11:00 në katër komunat në veri të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 313 qytetarë.

Situata aktuale është e qetë dhe gjithçka po shkon sipas planit të paraparë. Policia e Kosovës gjithashtu po qëndron afër këtyre qendrave, sidomos atyre alternative, të cilët po vëzhgojnë situatën nga afër.

KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi sa janë gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

(Kosova Sot Online)