Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • E.K /
  • 24 April 2023 - 07:56
Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë javë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të hënën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Gjatë ditës parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të sjellin shi dhe shkarkime rrufës. Në disa zona ekziston rrezik për breshënizë. Temperaturat mbeten konstante me ditët e fundit” informoi IHMK.

Të martën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas parashikimeve, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu, ndërsa në disa zona të kufizuara ekziston rrezik për breshënizë. “Temperaturat do të shënojnë ulje në vlerat e maksimaleve.”, u bë e ditur nga IHMK.

(Kosova Sot Online)