Çedomir Stojkoviq: Bojkoti i Vuçiqit për zgjedhjet në Kosovë është ‘sepse nuk ka AKS’

  • E.K /
  • 24 April 2023 - 14:34
Çedomir Stojkoviq: Bojkoti i Vuçiqit për zgjedhjet në Kosovë është ‘sepse nuk ka AKS’

Avokati, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët lokal në katër komunat veriore të Kosovës, të nxitura nga Aleksandar Vuçiqi pamundëson formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Bojkoti i Vuçiqit për zgjedhjet në Kosovë është ‘sepse nuk ka AKS’: nuk ka serbë në pushtet në veri të Kosovës; nuk ka serbë që mund të formojnë AKS-në; Kurti thotë: ‘AKS-ja nuk mund të formohet’; Perëndimi thotë: ‘vërtet duket se nuk mundet’; të gjithë thonë: ‘atëherë të mos ketë AKS’. Çfarë strategjie ‘gjeniale’ e presidentit”, shkruan Stojkoviq.

(Kosova Sot Online)