
Vuçiq flet për okupim në Veri: Duhet t’i vijë fundi, ne jemi të vetmit që zgjedhim momentin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i konsideron okupim zgjedhjet që u mbajtën dje në katër komunat në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Vuçiq ka theksuar se serbët janë një popull I fortë, që i mbrojnë interesat e veta dhe se okupimit duhet t'i vijë fundi.
“Kjo tregon se si duket errësira për demokracinë, kjo tregon se si lejohet çdo gjë për t’i poshtëruar serbët, por edhe kjo tregoi se si serbët janë një popull i fortë që di t’i mbrojë interesat e tij pavarësisht kërcënimeve jo të vogla dhe jo të padëmshme. Më e rëndësishmja është ruajtja e paqes, okupimit duhet t’i vijë fundi, ne jemi të vetmit që zgjedhim momentin”, tha Vuçiq.
(Kosova Sot Online)