Kurti: Qeveria ime me ardhjen në pushtet ka filluar që të realizojë premtimet

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 15:34
Kurti: Qeveria ime me ardhjen në pushtet ka filluar që të realizojë premtimet

Në ngjarjen e organizuar nga Ministria e Financave Punës dhe Transferve (MFPT) me përfitues nga komunitetet joshumicë të programit “Kosova Generation Unlimited” – praktikë me pagesë, ka marrë pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se, Qeveria e tij me ardhjen në pushtet ka filluar që të realizojë premtimet primare që ishin  punësimi dhe drejtësia.

Ai tha se me këtë projekt përfitojnë mbi 600 të rijnë që kanë mundësi kryerjen e praktikës dhe që do të paguhen.

“Me ardhjen tonë në qeverisje filluam t’i realizojmë premtimet tona, punësimi dhe drejtësi. Me këtë projekt jemi më afër përmbushjes se zotimit tonë. Kjo i’u mundëson që edhe të kryeni praktiken edhe të paguheni. Ne e dimë se sa ka pasur Kosova probleme me pa punësi dhe e kanë pasur popullatën më të re në vazhdimësi në botë. Për potencialin tuaj jemi optimist”.

“Një numër i madh i të rinjve nuk janë në punë, në shkolla, apo në ndonjë trajnim. 30% e të rinjve janë në një gjendje të tillë, ajo e komuniteteve është edhe më e madhe. Për këtë Qeveria ka ndërmarr hapa. Ka ndarë pakjo prej 3 milionë euro. Nga ky projekt kemi mbi 600 të rinj të punësuar dhe 500 biznese të reja. Krahas kësaj nisme Qeveri ka lansuar edhe platformë vetë punësimi, ku deri më tani kemi mbi 4 700 pozita punë, 3700 biznese të regjistruar e mbi 2 000 marrëdhënie pune”, tha ai.

 

Kurti, sot në një prononcim për media është pyetur “A jeni penduar që jeni bërë kryeministër e jo prokuror?”

Kurti tha se nuk është penduar pse është bërë kryeministër dhe se njëjtë nuk është penduar as kabineti i tij nga Qeveria dhe shumica e Kuvendit të Kosovës dhe e qytetarëve.

“Nuk jam penduar që jam kryeministër, besoj që njësoj e kanë ndjenjën kolegët e mi nga Qeveria, edhe shumica në kuvendin e republikës, edhe padyshim shumica dërrmuese e qytetarëve të Kosovës. Mirëpo, është evidente që me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ka ndryshuar legjislativi dhe ekzekutivi, ka filluar transformimi i madh demokratik e zhvillimor i vendit tonë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)