Aksident në Klinë, raportohet për të lënduar

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 16:55
Aksident në Klinë, raportohet për të lënduar

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:53 në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente dhe po merren me rastin”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)