Bërnabiq: Ndoshta ka demokraci dhe sundim të ligjit në 'botën virtuale' në Kosovë

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 17:00
Bërnabiq: Ndoshta ka demokraci dhe sundim të ligjit në 'botën virtuale' në Kosovë

Pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës, Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë ka reaguar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, duke kontestuar demokracinë evropiane.

Ajo i ka reaguar raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ana Bërnabiq.

”Ah, tani e kuptova!!! Ndoshta ka demokraci dhe sundim të ligjit në “botën virtuale” në Kosovë, dhe kjo është ajo që u pëlqen njerëzve ViolavonCramon dhe organizata të tilla si @freedomhouse  janë duke vlerësuar. Prandaj mbështetja për Prishtinën në @coe. Demokracia virtuale, liria dhe shteti ligjor”, ka shkruar ajo në Twitter.

Serbia vazhdimisht përpiqet të pengojë integrimin e Kosovës në struktura euro-atlantike.

(Kosova Sot Online)