Kurti: Kreditë që marrin gratë janë më dobiprurëse se sa ato për të cilat kërkojnë burrat kredi

  • E.K /
  • 25 April 2023 - 14:06
Kurti: Kreditë që marrin gratë janë më dobiprurëse se sa ato për të cilat kërkojnë burrat kredi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se si qeveri kanë marrë veprime që ndërhyjnë dhe ndikojnë ekonominë drejt barazisë dhe zhvillimit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka shtuar qeveria është duke ndërhyrë kudo që është e mundshme si, përmes edukimit në fëmijërinë e hershme, e ndarjen e bursave vetëm për vajzat studente në ato lëmi që kanë qenë të populluara kryesisht prej djemve studentë.

“Qëllimi ynë si Qeveri është të mos e lëmë askënd në gjendje të pasigurisë financiare. Vetëm me politikën tonë të re, për shtesat për lehona dhe fëmijë, afër 90 mijë gra për herë të parë kanë hapur llogari bankare. Në Kosovë por edhe në shumicën e vendeve të botës kredi marrin më shumë burrat se sa gratë…Arsyet pse gratë kërkojnë kredi janë në të shumtën e rasteve më të arsyeshme e më dobiprurëse se sa ato për të cilat kërkojnë burrat kredi”, shtoi Kurti.

(Kosova Sot Online)