Bërnabiq: Kosova ka marrë më shumë, ndërkaq nuk ka dhënë asgjë

  • A.P /
  • 25 April 2023 - 16:41
Bërnabiq: Kosova ka marrë më shumë, ndërkaq nuk ka dhënë asgjë

Kosova ka marrë më shumë, ndërkaq nuk ka dhënë asgjë, ka theksuar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Beogradi po kërkon që Kosova ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

”Për partnerët tanë nga BE: Serbia gjithashtu merr parasysh faktin se BE-ja, edhe një herë, ka shkelur drejtpërdrejt të gjitha sa vijon: Marrëveshja e Brukselit, Marrëveshja e propozuar nga BE dhe Aneksi i Zbatimit nga Ohri, Statuti i@coeKarta e OKB-së, RKSKB 1244”, ka shkruar Bernabiq në Twitter.

Për 2 maj është paraparë një takim i nivelit të lartë në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. 

(Kosova Sot Online)