Babë e bir e bëjnë për spital shoferin

  • A.P /
  • 26 April 2023 - 13:49
Babë e bir e bëjnë për spital shoferin

Një 32-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi është dhunuar sot në Laprakë nga babë e bir, me inicialet Xh.B, dhe A.B, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, shkak është bërë një përplasje me makinë mes tyre, ku nuk ka pasur pasoja në njerëz por vetëm dëme materiale.

Por duket se baba e bir që udhëtonin në njërën prej makina, kanë zgjedhur që të mos njoftojnë policinë për aksidentin, por të grushtojnë shoferin me iniciale A. R..

Informacion paraprak

Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh.B, dhe A. B. (babë e bir). Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)