Osmani falënderon Maqedoninë e Veriut për votën e saj në favor të Kosovës

  • A.P /
  • 26 April 2023 - 15:51
Osmani falënderon Maqedoninë e Veriut për votën e saj në favor të Kosovës

Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Maqedoni të Veriut, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi më të cilin biseduan për raportet mes dy shteteve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka falënderuar Maqedoninë e Veriut për votën e saj në favor të Kosovës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës dhe në këtë kontekst kërkoi mbështetjen e njëjtë edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Më tej në takim me Xhaferin, Osmani foli për rëndësi e intensifikimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, duke përfshirë dinamizimin e takimeve dhe ndërveprimeve të komisioneve parlamentare respektive.

“Në këtë drejtim u vlerësua roli dhe kontributi i grupeve të miqësisë në parlamentet e të dyja shteteve, duke inkurajuar qasje gjithnjë e më proaktive”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit, Osmani ka përmendur kontributin e shqiptarëve për shtetformim dhe shtendërtim të Maqedonisë së Veriut dhe ka thënë se ata janë urë e fuqishme lidhëse ndërmjet të dy shteteve.

Ajo tha se ata dëshmojnë më së miri se si respektimi i të drejtave të njeriut rezulton me integrim  të suksesshëm të komuniteteve të ndryshme në një shoqëri. 

(Kosova Sot Online)