Arrestohet punëtori i shkollës fillore në Istog, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 26 April 2023 - 16:16
Arrestohet punëtori i shkollës fillore në Istog, kjo është arsyeja

Nën dyshimin se ka shqetësuar seksualisht një nxënëse, punëtori teknik i një shkolle në Vrellë të Istogut është arrestuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfimruar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë Rajonale të Pejës.

Ai tha se për rastin policia është njoftuar rreth orës 13:00.

“Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e shkollës se mesme të ulët në Vrellë të Istogut, policia është njoftuar për një rast, ngacmim seksual, ku dyshohet se momentalisht është shqetësuar seksualisht nje nxenëse e kësaj shkolle nga një punëtor i stafit teknik të asaj shkolle. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuar të dyshuarin”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)