Cramon: A ka vullnet në Serbi për të vazhduar integrimin?

  • A.P /
  • 26 April 2023 - 21:30
Cramon: A ka vullnet në Serbi për të vazhduar integrimin?

Ndaj deklaratave të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, ka reaguar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Cramon tha se kur një kryeministër sillet në mënyrë “të paqytetëruar” nuk të krijon përshtypjen qe se ajo është një udhëheqës që i intereson bashkëpunimi me përfaqësuesit e PE-së.

“Nëse kryeministri trajton retorika të tilla, sulme të tilla, sillet në mënyrë të pacivilizuar ndaj anëtarëve të Parlamentit Evropian – kjo thotë shumë, por s’mund të krijojë përshtypjen se është dikush që ka interes për bashkëpunim me ne në PE. Nuk mund ta kuptoj se çfarë strategjie madhështore fshihet pas kësaj – a ka vullnet në Serbi për të vazhduar integrimin, për të parë perspektivën evropiane, apo është qëllimi për t’u përplasur dhe për të qenë arrogant? Ndoshta kjo është një shenjë se Serbia thjesht nuk është e interesuar për perspektivën e saj evropiane”, ka thënë Von Cramon para gazetarëve.

Ditë më parë, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, i replikoi raportueses së PE-së për Kosovën duke thënë që asaj “duhet t’i vinte turp” për deklaratën se bojkoti i zgjedhjeve është kundër standardeve demokratike.

“Flisni për “vlera demokratike”!? Pas organizimit të zgjedhjeve në kontejnerë, nën mbikëqyrjen e forcave të armatosura, duke njohur rezultatet e votimit të më pak se 2% të votuesve të regjistruar”, shkroi Brnabiq.

(Kosova Sot Online)