Gërvalla: Serbia në mënyrë aktive e vë veten në dispozicion si inkubator për bizneset ruse

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 19:52
Gërvalla: Serbia në mënyrë aktive e vë veten në dispozicion si inkubator për bizneset ruse

Për trupat e grupit “Wagner” në Kosovë, ka folur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se presidenti rus, Vladimir Putin, si në vitin 1999 që ka çuar trupa në Prishtinë, këtë po e vazhdon edhe sot, teksa shtoi se pa prezencën e NATO-së në Kosovë do të kishte luftë.

“Në vend të sanksioneve ndaj agresorit, Rusisë, Serbia në mënyrë aktive e vë veten në dispozicion si inkubator për bizneset ruse. Prandaj, Serbia mbështet luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ajo para OKB-së s’ka vlerë sepse i ka ndihmuar Rusisë që në mënyrë barbare ta shkatërrojë Ukrainën”, tha Gërvalla

Tutje, ajo tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, kanë qenë mbështetës entuziastë të një lufte të tmerrshme të Rusisë në Ukrainë.

(Kosova Sot Online)