
Prishtinë: Arrestohet një grua, dyshohet se mashtroi 39 persona duke ju premtuar punësim jashtë vendit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Prishtinë, e cila dyshohet se në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona, duke ju premtuar vende pune jashtë vendit, raporton “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se e njëjta është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 27.04.2023 – 18:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona duke ju premtuar vende pune jashtë vendit. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)