FSK niset drejt Aeroportit

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 15:50
FSK niset drejt Aeroportit

Sot teksa ishin nisur drejt Aeroportit të Gjakovës, është filmuar kolona ushtarkae e automjeteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kujtojmë se, muaj më parë, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë prezantuar dy projekte madhore që sipas tyre kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këto dy projekte që do të përdoren për arsye strategjike të FSK-së, do të realizohen në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.


(Kosova Sot Online)