Abazoviq: Unë them luftoni kundër korrupsionit

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 19:52
Abazoviq: Unë them luftoni kundër korrupsionit

1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës, e ka uruar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, duke thënë se klasa punëtore e ndërtoi shtetin me të cilin ai qeverisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

”Mesazhi i 1 Majit për rajonin: Lufta kundër korrupsionit dhe padrejtësisë dhe dallimet mes nesh do të jenë gjithnjë e më pak”, ka shkruar Abazoviq

”Ata që janë pro status quo-së, gjenerojnë të njëjtat tema – kisha, flamuri, nacionalizmat, përçarjet, ne jemi shoqëri e ndarë… Pse jemi shoqëri e përçarë? Të kontrabandosh kokainë dhe puro, a është kështu? Pse jemi shoqëri perçarëse, pse ju bezdisin serbët, te vidhni para nga qytetaret e Malit te Zi, te rrembeni lumenj dhe te ndërtoni mini-hidrocentrale për fëmijët tuaj, për këtë ju bezdisin malazezët, shqiptarët, boshnjakët?”.

”Unë mendoj ndryshe. do të doja që ky mesazh të përçohej në rajon, unë them – luftoni kundër korrupsionit, kundër njerëzve që vjedhin nga shteti, dhe do të shihni se si do të mblidhen kombet mes tyre, ose grupet fetare, ose njerëzit që kanë identitete individuale të ndryshme. Gjithnjë e më shumë. Por, pa drejtësi, kjo është e pamundur”, citohet të ketë thënë Abazoviq në një intervistë.

(Kosova Sot Online)