Sot takohen Albin Kurti e Aleksander Vuçiq

  • E.K /
  • 02 May 2023 - 08:09
Sot takohen  Albin Kurti e Aleksander Vuçiq

Sot, në Bruksel do të mbahet takimi i parë që nga marrëveshja për aneksin e zbatimit në Ohër në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq, ku njëra nga pikat e diskutimit do të jetë draftstatuti i Asociacionit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është bërë e ditur se përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak do të zhvillojë një takim të përbashkët me liderët duke filluar nga ora 18:00.

Në takim pritet të diskutohet për draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për çështjen e të pagjeturve kanë bërë të ditur nga Komisioni Evropian.

(Kosova Sot Online)