Plagoset me thikë një qytetar për shkak të një telefoni

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 13:46
Plagoset me thikë një qytetar për shkak të një telefoni

Konflikti i nisur për një telefon përfundoi me plagosjen e një 47-vjeçari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në zonën e quajtur Kapelja në Vlorë.

47-vjeçari është qëlluar me thikë pas konfliktit.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online)