Sekuestrohen 4.2 tonë kokainë e fshehur në arka me banane

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 18:23
Sekuestrohen 4.2 tonë kokainë e fshehur në arka me banane

Një operacion i policisë në Portugali ka çuar në sekuestrimin e 4.2 tonelatave kokainë të ardhur nga Amerika Latine.

Sipas raportimeve nga mediat portugeze, konfiskimi i sasisë së narkotikëve është një nga më të mëdhatë që nga fillimi i vitit.

Droga ishte e fshehur në arka me banane që ishin nisur nga Kolumbia dhe kishin hyrë në Portugali përmes portit të Setubalit, një qytet bregdetar në rrethinat e Lisbonës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Po flasim për një sasi të konsiderueshme të organizatave kriminale, që po e transportonin të gjithën njëherësh nga ana tjetër e Atlantikut në Evropë. Në thelb, ky ishte një operacion që vuri në dukje, në aspektin e ndarjes së informacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, nevojën për të mbledhur sa më shumë të dhëna dhe për të organizuar një aksion me objektiv të caktuar dhe për të përcaktuar sasinë e kokainës në moment”, tha Vitor Ananias, shef i Hetimeve Kriminale në Portugali.

Operacioni i policisë nuk ka çuar ende në arrestimin e ndonjë të dyshuari, por autoritetet portugeze janë në kontakt me autoritetet kolumbiane dhe polici të tjera partnere.

(Kosova Sot Online)