Malishevë: Tre hajna kryejnë vjedhje, gjuhen me armë me policinë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

  • E.K /
  • 03 May 2023 - 09:45
Malishevë: Tre hajna kryejnë vjedhje, gjuhen me armë me policinë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Njësi policore i janë përgjigjur të martën thirrjes për një rast vjedhje e rëndë në fshatin Mirushë të Malishevës.

Policia njofton se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kërkimit të të dyshuarve, ka takuar tre persona ku pasi u është dhënë urdhri për ndalim, njëri nga të dyshuarit në afërsi prej rreth 15 metra ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë.

Po ashtu, edhe zyrtarët policorë i janë kundër përgjigjur duke shtënë në drejtim të tyre.

Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Nuk raportohet për të lënduar.

(Kosova Sot Online)