Arrestohet edhe nëna e 14-vjeçarit në Beograd

  • A.P /
  • 03 May 2023 - 20:13
Arrestohet edhe nëna e 14-vjeçarit në Beograd

Është arrestuar edhe nëna e 14-vjeçarit që dyshohet se vrau tetë nxënës dhe rojën e shkollës në Beograd, ka njoftuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq në një fjalim publik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”/

Babai i djalit u arrestua më herët me dyshimin për rrezikim të rëndë të sigurisë publike.

Shefi i Departamentit të Policisë së Beogradit, Veselin Miliq, ka thënë më herët se 14-vjeçari, i cili vrau tetë nxënës dhe një roje të sigurisë së shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” dhe plagosi një numër të madh personash të tjerë, e planifikoi krimin për një muaj dhe se kishte një listë të fëmijëve që planifikonte t’i vriste.

(Kosova Sot Online)