Eliza Hoxha lëshon një këngë në telefon për personat e pagjetur, në foltoren e Kuvendit

  • E.K /
  • 04 May 2023 - 11:24
Eliza Hoxha lëshon një këngë në telefon për personat e pagjetur, në foltoren e Kuvendit

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, sot në seancë ka lëshuar një këngë në telefonin e saj e që është e shkruar për personat e pagjetur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hoxha është shprehur e shqetësuar për çështjen e të pagjeturve sot në seancë, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nënshkroi Deklaratën me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel.

Ajo tha se Kurti e ka vendosur një term për personat e zhdukur në këtë deklaratë, që nuk ekziston askund.

(Kosova Sot Online)