Selmanaj: Me dakordimin për personat e zhdukur, Kosova ia mundëson Serbisë të heqë përgjegjësinë penale e juridike-shtetërore

  • E.K /
  • 04 May 2023 - 11:47
Selmanaj: Me dakordimin për personat e zhdukur, Kosova ia mundëson Serbisë të heqë përgjegjësinë penale e juridike-shtetërore

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për deklaratën rreth personave të zhdukur për të cilën Kurti u dakordua me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Selmanajt, me darkodimin për një deklaratë të tillë, Kosova ia mundëson Serbisë që të heq përgjegjësinë penale juridiko-shtetërore për zhdukjet e dhunshme.

“Me dakordimin e deklaratës për të zhdukurit, Kosova i mundëson Serbisë që të heq përgjegjësinë penale juridiko-shtetërore për zhdukjet e dhunshme sipas Nenit 2 të Konventës së OKB-së”, ka thënë Selmanaj.

(Kosova Sot Online)