
Arrestohet 41 vjeçari, dyshohet për vjedhjen e arit në vlerë 20 mijë euro në Fushë Kosovë

Një 41 vjeçar është arrestuar sot nga policia në Vushtrri, pasi dyshohet se është pëfshirë në një vjedhje të arit në vlerë 20 mijë euro në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë, kjo sasi e arit është vjedhur me datën 20.04.3023 në një shtëpi në Fushë Kosovë nga personi i dyshuar me iniciale E.Xh.
“Sot rreth orë 06:00, në Vushtrri, nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, i cili ka ndodhur në Fushë Kosovë, me datën 20.04.3023, saktësisht në një shtëpi ku janë vjedhë stoli ari (vlera rreth 20000 euro) dhe janë shkaktuar dëme të tjera materiale. Personi i dyshuar: E. Xh, mashkull, 41 vjeç”, thuhet në njoftim të policisë.
(Kosova Sot Online)