Adoleshentja pl*agos me thi*kë një mësues dhe një nxënës

  • A.P /
  • 04 May 2023 - 17:14
Adoleshentja pl*agos me thi*kë një mësues dhe një nxënës

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në një gjimnaz në Beograd, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat serbe raportojnë se një ish-nxënëse të gjimnazit “Ruđer Boshkoviq” në Beograd, ka plagosur me thikë një nxënës dhe një mësues në atë shkollë.

Mësohet se adoleshentja është arrestuar nga policia.

Kujtojmë që një ditë më parë një tragjedi ndodhi në Beograd ku 14- vjeçari K.K. vrau tetë nxënës dhe një punonjës të sigurimit në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, si dhe plagosi gjashtë nxënës dhe një mësues.

Ai aktualisht ndodhet në Klinikën për Neurologji dhe Psikiatri për Fëmijë dhe të Rinj në Beograd, ndërsa avokatja e familjes, Irina Boroviq tha se pas mesnate është intervistuar nga këshilli i mjekëve dhe se ekzaminimet e mëtejshme do të vazhdojnë në ditët në vijim.

(Kosova Sot Online)