Një shqiptar dhe dy grekë rrëmbejnë biznesmenin e njohur

  • A.P /
  • 04 May 2023 - 19:31
Një shqiptar dhe dy grekë rrëmbejnë biznesmenin e njohur

Dy grekë dhe një shqiptar, janë arrestuar këtë të mërkurë nga policia spanjolle pasi dyshohet se e kishin rrëmbyer një biznesmen i shit-blerjeve të automjeteve luksoze .

Mediat spanjolle raportojnë se rrëmbimi u zbardh për 5 orë, dhe policia arriti të shpëtojë të rrëmbyerin dhe të arrestonte tre autorët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mësohet se ka qenë një mik i biznesmenit ai i cili ka bërë denoncimin në polici, ku ka treguar se kishte marrë një telefonatë nga Budapesti (Hungari) duke i thënë se një mik i përbashkët po mbahej peng në Spanjë dhe i kërkonte që urgjentisht t’i vinte në dijeni policisë spanjolle faktet.

Telefonuesi nga kryeqyteti hungarez kishte marrë disa fotografi dhe audio nga celulari i viktimës në të cilat ata i kërkonin të paguante një milion euro si hap paraprak dhe thelbësor për lirimin e tij. Ndër fotografitë që rrëmbyesit e dyshuar i dërguan mikut të biznesmenit ishte edhe një foto në të cilin biznesmeni i ri shihej i shtrirë në tokë me një pistoletë të drejtuar drejtpërdrejt në kokë.


(Kosova Sot Online)