Arrestohet i riu shqiptar, kjo është arsyeja

  • 04 May 2023 - 20:26
Arrestohet i riu shqiptar, kjo është arsyeja

Një 28-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke në qytetin e Selanikut, pasi u kap nën akuzën e trafikimit dhe shitjes së drogës.

Mësohet se 2i riu shqiptar kishte marrë një banesë në qendër të qytetit, ku mbante drogën si edhe paratë.

Sipas raportimeve nga mediat greke, në banesën e të riut u gjetën rreth 70 gramë heroinë, rreth një kilogram kanabis si edhe një peshore precise së bashku me 180 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.

(Kosova Sot Online)