Plagoset një person në Prishtinë, autori i dyshuar largohet nga vendi i ngjarjes

  • E.K /
  • 05 May 2023 - 09:32
Plagoset një person në Prishtinë, autori i dyshuar largohet nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur mbrëmë në rrethana të panjohura në Prishtinë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)