Vuçiq: Sot në mëngjes i sugjerova kryeministres që të kthejmë dënimin me vdekje

  • E.K /
  • 05 May 2023 - 12:06
Vuçiq: Sot në mëngjes i sugjerova kryeministres që të kthejmë dënimin me vdekje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas ngjarjeve tragjike të ndodhura në këtë vend, tha se i ka propozuar kryeministres Ana Bërnabiq që të kthejë dënimin me vdekje, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Sot në mëngjes i sugjerova kryeministres që të kthejmë dënimin me vdekje. Por ata janë kundër, sepse ne do të ishim të vetmit me Bjellorusisë në Europë”.

“Pas vrasjes së fëmijëve, të gjithë ishim në gjendje shoku. Ne ecëm si zombi për 24 orë, duke mos besuar se çfarë ndodhi, si dhe pse. Janë disa masa të reja: Në periudhën e ardhshme do të marrim policë të rinj, do të dërgojmë 1000 policë të jenë në shkolla, derisa në një vit të arrijmë në nivelin që ata janë gjithmonë në shkollë. Ne jo vetëm që do të arrijmë sigurinë, por edhe do të reduktojmë dhunën e bashkëmoshatarëve në shkolla me 80 për qind. Është një gjë e madhe”.

(Kosova Sot Online)