
Arrestohen daja dhe gjyshi që strehuan të dyshuarin për masakrën në Serbi

Policia ka ndaluar dajën dhe gjyshin e U.B, të riut nga Mladenovci, Serbi, i cili dyshohet se dje mbrëmë ka vrarë tetë dhe ka plagosur 14 persona, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia i ndaloi ata me dyshimin se U. B. ishte fshehur te ta pas krimeve në fshatrat e Mladenovcit.
U. B. dyshohet se ka qëlluar në fshatin Dubonë, ku ka vrarë një polic të ri dhe motrën e tij, dhe ka qëlluar edhe në dy zona tjera afër Mladenovacit.
(Kosova Sot Online)