Fundjava me mot më të ngrohtë, rrebeshe shiu e bubullima nga java e ardhshme

  • S.A /
  • 06 May 2023 - 08:09
Fundjava me mot më të ngrohtë, rrebeshe shiu e bubullima nga java e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së ardhshme. Sipas PW, fundjava do të jetë me mot më të ngrohtë dhe intervale më të gjata me diell, derisa java e ardhshme do të fillojë me rrebeshe shiu e bubullima, transmeton "kosova Sot Online ".

Fundjavë me mot relativisht më stabil dhe të ngrohtë parashihet të kemi në vend. Do të ketë intervale më të gjata me diell, e tek pasditën e së dieles priten mundësi për rrebeshe të shkurta shiu përreth viseve malore.

Java e ardhshme fillon me mot jostabil me më shumë zhvillime të vransirave, e orëve të pasdites rrebeshe shiu dhe bubullima ditën e hënë, e të martën e mërkurën reshje shiu paraqiten kohëpaskohe. 

Temperaturat maksimale pasi që arrinë vlera prej 23C e 25C në fundjavë, zbresin edhe në 15C e 14C ditën martë dhe mërkurë.  Minimalet luhaten ndërmjet 6C e 10C.

Cilësia e ajrit parashihet në vlera të pranueshme gjatë ditës, e vetëm orëve të mbrëmjes në kushte qetësie, ndotësit ajror shënojnë rritje të koncentrimeve e indeksi të kaloj edhe në vlera të dobëta, apo të pashëndetshme.

6.05 – Më ngrohtë.  Intervale më të gjata me diell, e pasdite zhvillime të vransirave të pakta lokale.

7.05 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.  Pasdite përreth viseve malore priten rrebeshe të shkurta shiu me ndonjë bubullimë.

8.05 – Mbetet ngrohtë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.  Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima.

9.05 – Kryesisht me vransira dhe të reshura shiu kohëpaskohe.

10.05 – Kryesisht me vransira dhe shi kohëpaskohe.

Era do të fryjë kryesisht nga krahu verior e lehtë dhe mesatare 3-8m/s.

Shtypja atmosferike luhatet në vlera paksa më të larta nga normalet.

(Kosova Sot Online )