Zyra e Auditorit Kombëtar zbarkon me 77 raste para Prokurorisë së shtetit: Jeni të autorizuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

Zyra e Auditorit Kombëtar zbarkon me 77 raste para Prokurorisë së shtetit: Jeni të autorizuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 05 May 2023 - 08:28

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Tani po dëshmohet më në fund, se pavarësisht sfidave që ka paraqitur deri më tash kapja e institucioneve nga krimi i organizuar, kur ka vullnet politik dhe gatishmëri e aftësi profesionale, gjendet me lehtësi dhe pa asnjë pengesë faktet për të kërkuar nga organet e ndjekjes hetimin dhe zbulimin e secilës formë të krimit, të abuzimit me detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit grupor e individual të përfitimit qoftë në grup të organizuar kriminal apo edhe personal.

Në rrethana të tanishme kur ligjërisht ka filluar të luftohen të këqijat e këtij vendi, definitivisht po vërehet një intendencë e luftimit të krimit në përgjithësi, prandaj konkretisht po sfidohet më në fund edhe Prokurorja e Shtetit, edhe nga ana e Zyrës Kombëtare të Auditorit. Serioziteti i zbatimit të ligjit dhe luftës ndaj së keqes, nga ana e Prokurorisë, do të testohet e sfidohet edhe me rastet e proceduara për krim e korrupsion, raste këto të zbuluara e të argumentuara gjatë analizës dhe auditimit të raporteve financiare të organizatave dhe institucioneve që shpenzojnë buxhetin e shtetit.

Është hera e parë këtë vit që Zyra e Auditorit provon të jetë në nivel të detyrës dhe në vend të regjistrimit dhe konstatimit administrativ të shkeljeve dhe Abuzimit në menaxhimin e buxhetit të shtetit, i drejtohet Prokurorisë së shteti më dërgim të rasteve për hetim dhe ngritje të aktakuzave për vepra penale kriminale. ZKA-ja me rastin e dorëzimit të raportit vjetor të punës në Kuvendin e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit kalendarik 2022 janë dërguar në prokurori 77 raste nën dyshimin për mashtrim dhe korrupsion, me elemente potenciale të veprave penale. Përveç dërgimit të rasteve në Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të financave publike dhe shfrytëzimin e fondeve publike me efikasitet, efektivitet dhe arritjen e vlerës për para në vitin 2022 (që mbulojnë periudhën 2021), ZKA-ja përmes raporteve të auditimit ka dhënë mbi një mijë rekomandime.

Tani po dëshmohet më në fund, se pavarësisht sfidave që ka paraqitur deri më tash kapja e institucioneve nga krimi i organizuar, kur ka vullnet politik dhe gatishmëri e aftësi profesionale, gjendet me lehtësi dhe pa asnjë pengesë faktet për të kërkuar nga organet e ndjekjes hetimin dhe zbulimin e secilës formë të krimit, të abuzimit me detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit grupor e individual të përfitimit qoftë në grup të organizuar kriminal apo edhe personal. Në momentet kur fillon jetësimi i ligjeve në fuqi, në përpikëri nëpër të gjitha institucionet shtetërore, edhe te vetë zyrtarët e shtetit fillohet përfitimi i kulturës juridike dhe rritet disiplina e jetësimit të ligjeve, prandaj në këtë mënyrë edhe institucioneve shtetërore në popullatë iu rritet autoriteti, dhe shteti përfiton autoritet ligjor që i përngjanë shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".